Me kë është Idrizi? Kreu i PDIU: Nuk jam derivat i askujt. Ajo që shoh sot në Parlament, një traumë!

Më të fundit


“Unë nuk jam derivat i askujt. Gjithmonë më ka munduar fakti që pozicioni i PDIU është parë në raport me këta të mëdhenjtë”, kështu u shpreh Shpëtim Idrizi në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC.

Teksa komentoi për situatën politike, tha se ajo çfarë po sheh janë traumat dhe se sa pak ka ecur demokracia dhe parlamentarizmi në Shqipëri.


“Ne i ndamë shqiptarët në dy pjesë, të majtë të djathtë dhe kemi ardhur të kemi kriza shumë të mëdha. 1997 kjo klasë politike e bëri, dhe e çuan vendin në një përplasje mes dy kampeve. Kemi bërë edhe bulevardin e 21 janarit, pra kemi shkuar në trauma të mëdha”, tha ai.

Pjesë nga biseda në studio:

“Të jesh kritik apo të duash të potencosh një të vërtetë të madhe apo të munguar, besoj që nuk ka të bëjë se me kë jam. Jam më shtëpinë time me PDIU, dhe me babën e nonën time. Pra, unë nuk jam derivat i askujt. Gjithmonë më ka munduar fakti që pozicioni i PDIU është parë në raport me këta të mëdhenjtë. Unë kam qenë në një parti të madhe dhe bëra sfidën të drejtoja një parti të vogël. Në momentin që drejtoj një parti politike, janë pikërisht interesat e kësaj dhe ne në këtë pikë kemi qenë të hapur, nuk kemi fsheh intereat tona. Kam dëgjuar të thonë ky ka ik sa andej, por e vërteta është ndryshe. PDIU që nga viti 2011 kur ka garuar për herë të parë, ne kemi qenë me PD, në 2013 me PD, në 2015 për shkak të reformës territoriale dhe të linim Bashkinë e Konispolit, se nëse nuk do ekzistonte dhe do bashkohej me Finiqin ne e kishin bërë fakt Vorio Epirin se do futeshe nga Greqia në Greqi prap, pra do bashkohej Konispoli, Finiqi dhe Dropulli dhe ne e prishëm dhe e mbyllëm këtë zonë jo vetëm për faktin se bashkia duhet të ekzistonte si bashki e Camërisë. Meqë ky ka qenë vokacioni, se këto çështjet e mëdha politike ia kemi lënë partive të mëdha, ne për këtë vokacion. Ndërkohë në këtë lëvizje ku kemi qenë për 1 vit e gjysmë, kemi patur 4 drejtora në 128 që ka shteti dhe unë nuk e di kush guxon që edhe këta thonin ju kujtohet drejtori çam. Na përzunë nga qeveria, dhe a e dini që sot e kësaj dite, janë aty ku kanë qenë, nuk kanë lëviz. Ne edhe patriotizmin e kemi krahinor. Nëse nuk e kurojmë identitetin dhe historinë tonë do jetë shumë e kollajshme. Ku jemi ne? U bëra një kohë të gjatë në parlament dhe sot nëse do flas nga opozita e kam shumë kollaj të them maxhoranca nuk bën komisionet, ka marrë gjithë pushtetet. Nëse e shoh nga maxhoranca do them këta non gratat po djegin karriget e parlamentit. Realisht ajo që shoh sot janë traumat dhe se sa pak ka ec demokracia dhe parlamentarizmi në Shqipëri. Ne kemi kaluar në trauma të mëdha, dhe këtu e fus veten në brezin që udhëhoqi Shqipërinë pas 1990, kur dolëm me parrullën ‘E duam Shqiperinë si gjithë Europa’. E mendoja për 5 vite do jemi pjesë e Europës, sot eksperienca, e kuptoj shumë mirë se ku sistem ku ne jetojmë pra sistemi demokratik, nuk është aq i kollajtë. Është vendi i burrave dhe grave të maturuar që mbartin sovranitetin që duhet të jenë kaq të maturuar të kuptojnë për rolin që luajnë sa të kuptojnë se dialogu, debate dhe kompromisi si zgjidhje është ajo që do të thotë të bësh lojë brenda demokracisë. Çfarë kemi bërë ne? Ne e filluam në 90-91, ra sistemi, bëmë një 7501, nuk u pranuan të vinin të përndjekurit. PPSH duhet të dilte jashtë ligjit, ishte parti komuniste, por këto i lanë gjithë pronat e ca kishte dhe praktikisht i ndërruan vetëm emrin. U vendosën dy kampe që përplasen me njëra tjetrën e vijojnë edhe sot. Ne i ndamë shqiptarët në dy pjesë, të majtë të djathtë dhe kemi ardhur të kemi kriza shumë të mëdha. 1997 kjo klasë politike e bëri, dhe e çuan vendin në një përplasje mes dy kampeve. Kemi bërë edhe bulevardin e 21 janarit, pra kemi shkuar në trauma të mëdha. Ndonjëherë duket se aq të papërgatitur ishim ne për sistemin ku po hynim, sa që demokracinë e kishim si ato ndërtimet pa leje, bëmë katin e dytë pa ndërtuar themelet. Sot është koha që parlamenti prej javësh duhet të diskutonte buxhetin është kontrata që ka ekzekutivi me qytetarët. Dhe unë prisja që opozita të bënte një ‘armëpushim’. Sipas këndvështrimit tim do ishte shumë mirë edhe për ato vetë. Sa i përket komisioneve hetimore, parlamenti ka të drejtë. Ne kemi humbur sensin për të cilën jemi aty. Ngritja e komisioneve hetimore, nuk është e drejtë e opozitës por e parlamentit nga të cilët burojnë pushtetet e tjera. Parlamenti bën ligje dhe kontrollon, bën transparencë në institucionet e tjera. Rregullorja e parlamentit e përcakton që të drejtën për të qëmtuar për një cështje të caktuar për interes publik, e kanë 35 deputetë, nuk thotë aty deputetë të opozitës. Dhe kur ngrihet Komisioni Hetimor parlamentar, përbërjen e ka nga të dy krahët. Parlamenti ka të drejtë që për çështje të caktuara të kërkojë transparencë. Kur bëhet fjalë për transparencë për një cështje të caktuar, praktikisht duhet të jenë bashkë, edhe maxhoranca edhe opozita. Pra, e drejta për të ngritur komision hetimor nuk është e opozitës, është e parlamentit. Komisionet duhet të ngrihen kur e kërkojnë 35 parlamentarë, por opozita nuk duhet ta kërkojë këtë gjë si prokuror, për atë është SPAK. Kërkesa e opozitës për komision hetimor, për mua e ka kaluar të drejtën e vet, dhe maxhoranca për shumë çështje që kanë interes, nuk mund të bllokohet vullneti i 35 deputetëve”, ka thënë ai.




Skip to toolbar