‘Më shau nga nëna ndaj e mbyta’, flet burri që vrau gruan në Greqi: S’duroj që …

AKTUALITET


Është zhvilluar sot në shtetin fqinj gjyqi për 40-vjeçarin nga Elbasani, i cili mbyti gruan me duart e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të diel që sapo lamë pas, ndërsa ditën e sotme ai është shfaqur i penduar në sallën e gjyqit, teksa u shpreh se ishte penduar për veprimin e tij dhe pretendoi se ka humbur kontrollin kur 36-vjeçarja Elona është përballur me të dhe sipas tij e ka sharë duke i thënë se do të merrte fëmijët dhe do të largohej.

“Nuk duroj që një grua të më shajë. Isha i inatosur kur ajo më ofendoi, e kapa prej fyti dhe e mbyta. U turbullova dhe e mbyta kur më shau nënën time” mësohet se ka thënë vrasësi përpara gjykatës.


Ngjarja e rëndë ndodhi në Lakoni të Greqisë brenda shtëpisë së çiftit shqiptar nga Elbasani, teksa fëmijët ishin duke fjetur.




Skip to toolbar