“Më vodhën ‘Benzin’ 180 mijë euro”, si mashtroi kosovari policinë e Vlorës

AKTUALITET


Një shtetas nga Kosova me banim në Gjermani u arrestua nga policia Vlorës pasi mashtroi atë se i kishin vjedhur një makinë luksoze me vlerë 180 mijë euro. Policia ka shpallur në kërkim dhe dy shokët e tij nën akuzën e mashtrimit.

Si nisi ngjarja? Kosovari së bashku me dy shokët e tij shkuan për të denoncuar në polici se i kishin vjedhur makinën “Mercedes Benz S Class 63 AMG” të vitit 2019 me vlerë 180 mijë euro. Pas hetimit rezultoi se personat kishin mashtruar policinë me qëllim shitjen e makinës dhe përfitimin e lekëve të tjera nga siguracioni i saj.

Kosovari Gëzim Hasani, i cili jeton në Gjermani, ndodhej në Vlorë për disa ditë pushime ku dhe planifikoi të gjithë skemën e mashtrimit.

Policia arrestoi 29-vjeçarin nga Kosova dhe u shpallën në kërkim dy shokët e tij, një italian me inicialet M.C dhe një shqiptar nga Kosova me inicialet F.H.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Kallëzimi i rremë”.



Skip to toolbar