Vodhën makinën dhe kasafortën në Babrru, dy të arrestuar, një në kërkim

AKTUALITET


Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës dhe një tjetër është shpallur në kërkim, nën  akuzën e vjedhjes së një makine dhe kasaforte. Ngjarja ka ndodhur më 29 korrik 2019 në zonën e Babrrusë, ndërsa policia ka arritur të bëj zbardhjen e plotë të ngjarjes. Gjatë arrestimit të dy autorëve, policia ka sekuestruar edhe dy mjete, njëri prej të cilëve i vjedhur gjatë grabitjes së 29 korrikut.

Policia ka mundur të zbardh dhe dokumentojë autorët e vjedhjes së mjetit dhe kasafortës në banesën e shtetasit B. M. Në pranga kanë rënë shtetasit F. Ll.,  36 vjeç, lindur në Mirditë dhe proceduar më parë për “Kalim të paligjshëm të kufirit dhe E. C., 35 vjeç,  lindur dhe banues në Tiranë.


Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. C.,  37 vjeç lindur dhe banues në Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin më 29 korrik 2019, në Babrru i kanë vjedhur në banesë shtetasit B. M., kasafortën me një sasi të konsiderueshme eurosh dhe automjetin e tij.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale  “Vjedhja”  kryer në bashkëpunim.




Skip to toolbar