“Më vunë thesin në kokë”, Ziso Kristopulli rrëfen tmerrin e rrëmbimit

AKTUALITET


Ziso Kristopulli, i cili shumë vite më parë u rrëmbye dhe u torturua nga Shërbimi Informativ Kombëtar bashkë me biznesmenin Remzi Hoxha, ka rrëfyer tmerrin e gjithë ngjarjes që ka përjetuar.


Kristopulli tha se e kanë rrëmbyer dhe se ndaj tij kanë ushtruar tortura nga më të ndryshmet. Sipas tij, ngjarja mund të ketë ndodhur për motive politike.

“Ngjarja besoj se ka ndodhur për motive politike, unë isha një biznesmen i thjeshtë në Ksamil. Në atë kohë, unë kisha disa poste në Ksamil. Isha person me reputacion i së majtës. Nuk më lidh asgjë me Remzi Hoxhën, nuk e di si u bë lidhja me mua. Më kanë marrë 4-5 veta me makinë, kur shkoja në pulari dhe më thanë hajde se do të kontrollojmë pasurinë që ke, e do vish me në Gjirokastër më thanë.

Avni Kolldashi më tha futu në makinë dhe hyra e bëra deklaratën. SHIK më bëri pritë në Ksamil. Doja të arratisesha, por këta që u prezantuan si të shtetit dhe më morën. Nga Gjirokastra më dërguan në Tiranë. Ata më vunë thesin, më thanë se ka ndodhur një krim e unë do thosha nëse i njoh ata persona, por përfunduam në Vain në Lezhë. Më vunë akuza për trafik armësh. Nuk e pranova akuzën, më kanë bërë tortura nga më të ndryshmet, akoma këmbën e kam të sëmurë. Abdyl Loshaj ka marrë në qafë Remzi Hoxhë”, tha Krisopulli.