Megaoperacioni i SPAK, zbardhen emrat e tre efektivëve për të cilët u lëshuan urdhër arrestet

AKTUALITET


ABC News ka zbuluar emrat e tre efektivë të Policisë së Shtetit, për të cilët Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar urdhër arreste.

Gazetari Ervin Leka raporton se bëhet fjalë për Ergert Mitrin, i cili më herët ka pasur pozicion si drejtues i Policisë Lezhë, Klodian Jashari dhe Altin Morinën ish efektiv i RENEA.

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar mbi 40 urdhër arreste për emra personazhesh, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në vrasje dhe trafik të lëndëve narkotike.

Ky aksion është ndërmarrë pas zbërthimit të bisedave të aplikacioneve “Sky ECC dhe Enrco Chat”./abcnews.al



Skip to toolbar