Meremja, një fitore e vogël/ Gjykata nuk ia rrezon padinë, por i kërkon ta plotësojë

Më të fundit


Meremja, fitore me të meta. Kandidatja që doli përballë Berishës, por u përjashtua nga gara, ka regjistruar një gjysmë fitore ndaj kolegut të saj doktor. Gjykata e Tiranës vendosi të mos ia rrëzojë mjekes padinë për të pezulluar Sali Berishën si kryetar të PD-së, por t’ia kthejë për korrigjim.

Sipas vendimit të Gjykatës, padia e Meremes qëndron, por ka disa të meta.

Së pari, nuk ka përcaktuar qartë në kërkesë-padi emrin, atësinë, mbiemrin dhe të dhënat e tjera që shërbejnë për identifikimin e palës paditëse.

Pra, Mereme Sela s’ka identifikuar veten, aq sa nuk ka dorëzuar as kartë identiteti.

Por Meremja ka bërë një gabim më të madh: nuk ka përcaktuar qartë se kush është Sali Berisha dhe as selinë e PD-së.

Megjithatë, pjesa komike, por edhe tragjike këtu, i mbetet Gjykatës, që nuk e njeh Sali Berishën. Njëlloj si Mereme Sela.

Po ashtu, Mereme Sela nuk ka paguar as tarifën gjyqësore dhe s’ka paraqitur qartë faktet që të provojnë pretendimet e Meremës.

Në padinë e saj, Mereme Sela kërkonte pezullimin e procesit zgjedhor të 23 majit në PD, skualifikimin automatik të Sali Berishës dhe moslejimin e tij për të kandiduar për kryetar, si edhe rikthimin e saj në garë pas skualifikimit më 1 maj.

Por të metat e padisë së zonjës Mereme janë thjesht teknikalitete. Ndërsa beteja e saj është historike. Mjekja përballë doktorit? Lufta vazhdon.



Skip to toolbar