Mero Baze ironizon Kurtin pas kaosit me vaksinimin: Zgjidhje origjinale, mjafton mos pranojë ndihmën

KOSOVA


Gazetari Mero Baze ka ironizuar strategjinë e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për vaksinimin e qytetarëve.

Teksa publikon një fotografi ku shfaqet një qyndje të moshuarish që synojnë të marrin dozën e parë të vaksinës, Baze shkruan me nota ironie se kjo është një zgjidhje për të kursyer vaksinat.


Botuesi i gazetës “TemA” nënvizon në postimin e tij se kjo është: “Një zgjidhje orgjinale e Albin Kurtit si mund të kursej vaksinat. Me këtë dyndje të moshuarish pas pak ditësh mund të mos kene nevojë për vaksina se mund ti shfaros . Rëndësi ka mos të pranojë ndihmën e Shqipërisë”, ironizon Baze.

Le të kujtojmë se kryeministri Albin Kurti rrefuzoi ndihmën e Shqipërisë për ofrimin e vaksinave duke e lënë Kosovën vendin e fundit në rajon sa i përket procesit të vaksinimit të popullatës.




Skip to toolbar