Kanye West do të performojë live në Tiranë më 11 korrik 2026.
Lajmi është njofutar nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale. Më shumë detaje rreth koncert ndau ministri Gonxhja, sipas të cilit koncerti do të mbahet në Eagle Stadium, me rreth 60,000 spektatorë, në aksin Tiranë–Durrës.
“Tirana bëhet skena e botës: Kanye West sjell një super-spektakël historik në Shqipëri. Më 11 korrik 2026, Ye (Kanye West) vjen në Shqipëri për një performancë ONE-NIGHT-ONLY që pritet të hyjë në histori.
Një super-produksion i standardeve globale, një eksperiencë që shkon përtej një koncerti. Nga The College Dropout te Donda, një ikonë që ka ndryshuar muzikën, modën dhe kulturën botërore, ngjitet në një skenë të ndërtuar enkas: Eagle Stadium, me rreth 60,000 spektatorë, në aksin Tiranë–Durrës. Ky është një moment që vendos Shqipërinë në hartën e eventeve më të mëdha ndërkombëtare”, u shpreh ministri.
View this post on Instagram
