Mero Baze: Mos e bëni kaq joserioze “Ndragetën”!

OPINION



Përgjimet e Antimafias italiane rreth disa bashkpuntorëve të “Ndragetës”, kanë çuar në dorëheqjen e një deputeti të Kazinit në Itali, partisë së djathtë që trashëgoi zemrën e demokristianëve italianë, I njohur në Shqipëri si mik dhe aleat I PD dh emik shtëpie me Tritan Shehun. Para disa vitesh ai është dekoruar dhe nga Preisdenti Ilir Meta.

Një deputet I tij nën hetim rezultn që është shok I Nard Ndokës dhe paska qenë dhe tek një kongres I tij në Tiranë. Me sa më kujtohet tek ai Kongresi ku Ndoka shkëlqeu tek fjalimi që nuk tha asnjë fjalë sakllam.


I dyshuari kryesor i kësaj xhaloje, rezulton që qenka takuar me Ilir Kullën, të cilit I shkon sllogani “çdo italianë, kalon në fillim nga unë për në Shqipëri”.

Pastaj një prej bashkëpuntorëve të “Ndragetës” që shet vegla pune në Tiranë dhe që paska kapital fillestar një “Fiat Panda” të përdorur, që ndërkohë I ka falimentuar biznesi, u premton ca italianëve të tjerë, se njeh njerëz në Tiranë, që mund të ndërtojnë kulla, dhe të fitojnë tendera.

“Ndrageta” ka një reputacion si mafie e strukturuar që ka një standart burokratik, që di të bëj letra, të fitoj punë dhe të investojë me fitim. Në këtë rast nuk na rezulton as që ka investuar, as që ka fituar, por mbi të gjitha as që ka tentuar të vijë.

E gjitha çfarë ka marrë “Ndrageta” nga kjo historia shqiptare është një foto me Nard Ndokën, një kafe me Ilir Kullën dhe shefi I paritsë deputetit nën hetim,  një dekoratë nga Ilir Meta. Po dhe ai do tia ketë bërë për hatër të Tritanit.

Kullat që po ndërtohen në Tiranë, I kanë aq të njohur pronarët sa Tirana i thërret në emër të tyre, fjala vjen kulla e Kastratit, kulla e Fushes, Kulla  e Nikolinit, Kulla e Fevziut tek Toptanët etj. Këta mund të jenë “mafiozë” dhe më të rrezikshëm se Ndrageta në daçi ti quajmë ashtu, por ne I njohim që nuk janë të “Ndragetës” italiane. Në daçi të sajojmë një “Ndragetë” të Edi Ramës në Tiranë, dakord. Po I bëjmë këta anëtarë të saj se nuk ëhstë se ai nuk I meriton.

Kjo nuk ja ul rëndësinë “Ndragetës” dhe as nivelit të kriminalitetit në Shqipëri. Po është më serioze të themi që I kemi oligarkët më të fort se Ndrageta dhe se kanë lënë të hyj, se sa të tallemi me histori delirantësh që krekosen para mafiozëve dhe që në fund përfudnojnë e rrihen me njëri tjetrin, sa palë çizme kanë shitur në Tiranë.

Problemi I investimeve të mëdha në Tiranë, dhe I fuqisë ekonomike të biznesmenëve shqiptarë, është një fenomen për tu studjuar. Nuk di a do të mburremi a do të turpurohemi për këtë histori dikur, por kjo tallja që ndodh me publikun tonë nga Lulzm Basha është e tepërt. Të  kesh frikë të merresh me ujkun që ke para syve në krah të selisë, përballë saj, e pas saj, dhe të kërkosh gjurmë në Itali, këtë vetëm Luli mund ta bëj, që ka frikë të përballet me betejën reale në Shqipëri. Se Iliri në këtë rast është në rregull, se i ka prit në zyrë dhe u ka dhënë dekoratë.