Merr flakë shtëpia në Shkodër, shpëton për mrekulli e moshuara

AKTUALITET


Një tjetër banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Shkodrës, pas shtëpisë që u dogj në Këlcyrë ku humbi jetën i moshuari 82 vjeçar. Por fatmirësisht në Shkodër e moshuara ka shpëtuar për mrekulli. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Qemal Stafa’ në qendër të qytetit, ndërsa e moshuara ndodhej vetëm në banesë në momentin kur ka rënë zjarri.

Shkak i zjarrit mendohet se ka qenë një shkëndijë elektrike.

Forcat e shërbimit zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë vënë nën kontroll flakët e zjarrit.



Skip to toolbar