Merr përmasa të frikshme zjarri në Tiranë, rrezikohet i gjithë pallati, evakuohen banorët

AKTUALITET


Ka marrë përmasa masive zjarri i rënë në katin e fundit të një pallati 10-katësh në rrugën “Sali Butka” në kryeqytet.

Në godinë mungojnë shkallët e emergjencës çka po e vështirëson akoma më shumë ndërhrjen e zjarrfikësve drejt vatrës së zjarrit.

Flakët e zjarrit po përparojnë të ndihmuara nga era dhe nga vështirësia e zjarrfikësve për të ndërhyrë.

Nëse flakët e zjarrit përhapen atëherë rrezikohet dhe pallati që është ngjitur.

Të gjithë banorët janë evakuar dhe u është kërkuar të largojnë automjetet nga poshtë pallatit.

“Zjarri ka rënë në katin e parafundit dhe më pas ka marrë flakë dhe tenda e katit të fundit. Zjarrfikësit po mundohen të shkojnë drejt vatrës së zjarrit përmes hyrjes së brendshme, pasi mungojnë shkallët e emergjencës.

Nëse zjarri do të marrë përmasa të mëdha, rrezikohet dhe pallati që është në krah. Nga qielli dhe për shkak të erës po bien pjesë tepër të djegura dhe ajri është bërë tepër i ndotur. Ka dhe banorë që të frikësuar po grumbullohen për të parë çfarë po ndodh. Zjarri po përhapet për shkak të erës dhe forcat zjarrfikëse e kanë të pamundur që të futen në pallat”.



Skip to toolbar