Merret peng i mituri shqiptar në Bruksel, torturohet dhe lihet i zhveshur

AKTUALITET


Një i mitur 16-vjeçar me origjinë shqiptarë është rrëmbyer në qendër të Brukselit gjatë orëve të vona të së mërkurës, deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Mediat e huaja raportojnë se ai u tërhoq zvarrë në një makinë nga katër persona.

Dy orë më vonë, pas orës 4 të mëngjesit, adoleshenti u gjet pranë qendrës tregtare Westland në Unazën e Brukselit. Ai ishte i zhveshur dhe kishte djegie, sulmuesit i kishin shtypur disa bishta cigaresh në trupin e tij.

Përveç këtyre dëmtimeve, të miturit rrëmbyesit i kanë thyer dhe hundën dhe e kanë goditur me grushte në fytyrë, ndërkohë që ai përfundoi në spital.

Po ashtu mediat raportojnë se autorët, dyshohet të jenë pjesë e një rrjeti shqiptar, ndërkohë që i mituri mendohet se ka sulmuar një prostitutë. Policia është vënë në kërkim të autorëve të sulmit.



Skip to toolbar