Mesazhi i djalit të komisarit: Thashë të gjeja në prag të shpisë, por…

AKTUALITET


Tërmeti i mori jetën në detyrë dhe efektivit të policisë, Bajram Hajdarmetaj, i cili ndodhej në godinën e Konvaleshencës në Durrës. Ai ishte pedagog në Akademinë e Sigurisë me gradën komisar.

Miq e kolegë e kanë nderuar përmes një ceremonie lamtumire ku ishin të pranishëm drejtues të lartë të Policisë së Shtetit përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe të Komisariatit të Policisë Tropojë, prej nga ai ishte me origjinë.

Fjalë përlotëse për babanë ka shkruar djali i tij, i cili kishte kohë pa e takuar të atin, e ndërsa ndan mallin për ta takuar, shprehet me fjalë rrëqethëse për humbjen e tij.

Postimi i të birit

Erdhëm bab o nga gurbeti

Për të pa o me sy

Ah të mjerët çfarë na gjeti

Kishe mbyllur ata sy

M’dogji malli fëmirisë

Kisha kohë që s’të kisha pa

Thash të gjej te pragu i shpisë

Por të gjeta gati për varr

Babi im o babi im

S’e besoj që s’je më ti

Ti po flen o bab o në hije

Dhe do zgjohesh përsëri

U prehsh në paqe o bab, o Luani im, Trimi im

Erdhëm Bab o nga gurbeti,Per të pa o me sy.Ah te mjerët cfar na gjeti,Kishe mbyllur ata sy.M’dogji malli…

Gepostet von Eni Hajdarmetaj am Mittwoch, 27. November 2019


Skip to toolbar