“Martoheshin këtë verë”, Stela dhe Almiri vdiqën bashkë nën rrënoja

AKTUALITET


Almiri dhe Stela kishin planifikuar dasmën dhe këtë verë do të martoheshin për të nisur një jetë bashkë, një jetë që u pre në mes për shkak të tërmetit vdekjeprurës. Almir Cara vetëm 26 vjeç vdiq nën rrënojat e pallatit në Thumanë bashkë me të fejuarën e tij nga Korça, Stela Zvergeci, trupat e pajetë të vilëve u nxorrën nga rrënojat.

Familja Cara është më e goditura në Thumanë pasi nga 9 pjesëtarë, vetëm 2 prej tyre kanë arritur të mbijetojnë.


Ekipet e shpëtimit e kanë ndërprerë operacionin në Thumanë pasi të gjithë trupat janë nxjerrë nga rrënojat. Ndërkohë po pyeten banorët nëse dyshojnë për të tjerë trupa dhe në përfundim do të shembet pallati, gjysma e të cilit vijon të qëndrojë në këmbë, por që përbën rrezik për banorët se mund të shembet nga momenti në moment.




Skip to toolbar