Messi nuk i bindet urdhrit të klubit dhe thyen rregullat, Guardiola fotografohet në Barcelonë

AKTUALITET


Zhvillime të reja në Barcelonë dhe prej atyre që tifozët e katalanasve nuk do të donin t’i lexonin. Lionel Messi ka lajmëruar klubin se nuk do të jetë i pranishëm ditën e nesërme për të kryer testin e COVID-19.

RAC1 shkruan se argjentinasi nuk do të testohet. Kjo do të thotë se kapiteni nuk do të dalë në stërvitje me ekipin ditën e hënë. Ronald Koeman duket se nuk do të ketë shansin të stërvisë gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.


Një veprim i tillë është një sinjal i qartë se argjentinasi dëshiron të largohet nga skuadra katalanase. Leo duket i vendosur për t’i dhënë fund dhe nuk ka më asnjë kthim mbrapa. Situata mund të përfundojë në gjyqe!

Nga ana tjetër Pep Guardiola është në Barcelonë për bisedime me Lionel Messin, rreth një transferimi të bujshëm te Manchester City.

City mendohet të jetë në pozicion të mirë për të nënshkruar me Messin pasi ky i fundit dorëzoi një kërkesë për t’u larguar nga “Camp Nou”.

Trajneri i Cityt, Guardiola, është parë në Barcelonë dhe sipas mediave të huaja pretendohet se ai ishte në qytet për të arritur një marrëveshje me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.

Ai hëngri darkën në një restorant familjar të hënën, por raportet sugjerojnë se udhëtimi në Spanjë ishte më shumë sesa një pushim.

Restoranti Kao Dimsum postoi një fotografi të Guardiolas në mediat sociale, nga ku trajnerit shihet me njërin nga anëtarët e këtij restoranti, në periferi të qytetit katalun.

Me kufizimet e COVID-19 në vend, duket se është një udhëtim biznesi për Guardiolan dhe jo pushimi, i cili do të duhet të izolohet pasi të kthehet në Angli.

Përveç Cityt, edhe Interi, Juventusi dhe Paris Saint-Germain po kërkojnë shërbimet e yllit argjentinas.




Skip to toolbar