Juventusi gjen sulmuesin, “all in” për yllin e Barçës

AKTUALITET


Juventusi do të ndryshojë në sulm dhe emri që ka dalë në skenë është ai i Luis Suarezit. Tuttosport ka hapur gazetën me lajmin se kampionët e Italisë duan të rrëmbejnë futbollistin e nënkampionëve të Spanjës.

Uruguiani nuk ka më vend në ekipin e Ronald Koemanit, që nuk e sheh në plane prandaj ka nevojë për një tjetër ekip. Juvja nga krahu tjetër nuk është e kënaqur me rendimentin e Gonzalo Higuainit dhe duan një sulmues pykë.


Suarez mbetet një specialist dhe mund të jetë lëvizja e duhur për italianët. Problemi i vetëm mund të jetë marrëdhënia e vështirë e lojtarit me Cristiano Ronaldon, pasi kanë patur shpeshherë diskutime të forta gjatë “El Clasicove” në Spanjë.




Skip to toolbar