Meta, Amerikës: Mos ma ngit Tedin tim!

POLITIKË


Kreu i shtetit, Ilir Meta, nuk i ka ndalur sulmet ndaj ndërkombëtarëve, duke folur me tone kërcënuese ndaj një ambasade të huaj në vendin tonë, pasi sipas tij, kanë shantazhuar zëdhënësin e tij, Tedi Blushi. Sipas Metës shantazhi ndaj zëdhënësit ka ardhur për shkak të një postimi, që ai ka bërë për shkak të detyrës.

“Zëdhënësi im, z. Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash. Kam kërkuar hetim të menjëhershëm. Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes por mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës”, ka deklaruar Meta, duke kërcënuar diplomatët.


Por, nga ajo që vihet re në publikimet e zëdhënësit të Metës, gjatë ditës së enjte, ai ka pasur dy postime që lidhen me ambasadat e huaja në vendin tonë. Në fjalët e njërit prej tyre, ai nënkupton ambasadën e SHBA, kur thotë “Rruga e Elbasanit të çon në Xibrakë, ndërkohë që në tjetrin, i drejtohet direkt ambasadës së SHBA, duke përmendur me emra edhe nëpunësit zyrtarë të saj, ndërsa u është përgjigjur interesit të gazetarëve për të konfirmuar bisedën telefonike mes kreut të shtetit dhe Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA, z. Mattheë Palmer. Pra, sulmi i Metës duket se ka qenë i drejtpërdrejtë ndaj ambasadës së SHBA dhe diplomatëve të saj, duke intensifikuar kështu deklaratat e tij kundër ambasadorëve, ose siç vetë thirri me zë të lartë gjatë një prononcimi për mediat “No more rule of embassy”.




Skip to toolbar