Meta kthen “Betimin” dhe kërcënon me shpërndarje të Parlamentit: Do ta firmos dekretin në mes të sallës

AKTUALITET


Ilir Meta firmosi në bulevard kthimin e projektligjit për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetues. Por pas këtij veprimi Meta paralajmëroi edhe shërndarjen e Parlamentit.

” Organizata mafioze ndërkombëtare që ka vite që luan me sovranitetin e popullit tonë nuk e merr seriozisht këtë dekret, ju jap fjalë në emër të këtij flamuri që janë vrarë mijëra dëshmorë dhe heronj. Se mbas datës 15 mars kur të përfundojë reforma zgjedhore, që është një kusht, nëse nuk do ta marrin seriozisht, populli kuqezi që votoi sot për grushtin e shtetit, unë Ilir Meta betohem se atë dekret nuk do ta firmos këtu, por atje në mes të parlamentit, në mes të krimit, dhe do ti bëj thirrje gjithë popullit shqiptar, unë i pari dhe gjithë populli kuqezi”. – tha Meta



Skip to toolbar