Bar West/Meta lutet pas Venecias: Na lini dhe ne pak diell

AKTUALITET


Pas “tërmetit” të Venecias presidenti Ilir Meta është shfaqur në versionin e Miçit të famshëm të serialit “Baywatch”. Në breg të detit, me pantallona plazhi të kuqe, i nxirë nga dielli dhe duke pirë birrë në krah të aktorit të humorit Bes Kallaku dhe gazetarit Çim Peka.

Kjo është fotoja që vetë presidenti ka shpërndarë në faqen zyrtare në Instagram, ndërsa në diçiturë shkruan se Shqipëria ka diell për të gjithë.

Kjo foto vjen vetëm një ditë pas vendimit zyrtar të marrë nga Komisioni i Venecias i cili i vuri vulën përfundimisht konstatimit se presidenti tejkaloi kompetencat që i njeh Kushtetuta përmes aktit për anulimin e datës së zgjedhjeve.

“Omnia sol temperat” . Thonë që dielli i zbut të gjithë. Por a është zbutur a s’është zbutur Venecia, këtë mbetet ta shohim në ditët në vazhdim.



Skip to toolbar