Urbanët nën vëzhgim, policia publikon abuzimet

AKTUALITET


Policia rrugore ka vënë nën vëzhgim urbanët e Tiranës të cilët jo në pak raste janë kthyr në stres dhe në një problem madhor për banorët e kryeqytetit për shkak të vonesave në udhëtim, pritjeve të gjata nëpër stacione, apo parkimeve jo në vendet e caktuara. Për këtë arsye Policia Rrugore ka ndëshkuar 36 urbanë për shkelje të ndryshme si dhe 87 automjete të tjera që janë gjetur të parkuar në stacionet e urbanëve.

Policia njofton se këto masa janë marrë në kuadër të një plani monitorimi që ka nisur në Tiranë dhe që në qendër të vëmendjes do të ketë pikërisht respektimin e rregullave të qarkullimit por dhe oraret nga ana e urbanëve.


“Duke konsideruar vështirësitë e lëvizjes së mjeteve të transportit publik qytetas, veçanërisht autobuzët artikularë, por edhe rrezikshmërine që u kanoset pasagjerëve dhe përdoruesve të rrugës në tërësi nga shkeljet e këtyre të fundit, rrugorët e kryeqytetit kanë nisur zbatimin e një plani veprimi, për monitorimin dhe evidentimin e të gjjtha linjave të transportit publik qytetas, në raport me detyrimet, por edhe shkeljet e tjera që pengojnë dhe vonojnë subjektet e transportit përgjatë itinerarit të tyre.

Në funksion të këtij plani veprimi, janë dokumentuar dhe ndëshkuar 36 mjete të transportit publik qytetas, për mospozicionim në hapësirat e stacionit të rezervuar për ta, si dhe 87 automjete të tjera, të cilat janë evidentuar të pushuar në stacionet e autobusave duke u bërë pengesë dhe njëkohësisht rrezik për përdoruesit e tjerë të rrugës”, njofton policia.

TiranëDuke konsideruar vështirësitë e lëvizjes së mjeteve të transportit publik qytetas, veçanërisht autobuzat artikularë, por edhe rrezikshmërine që u kanoset pasagjerëve dhe përdoruesve të rrugës në tërësi nga shkeljet e këtyre të fundit, rrugorët e kryeqyetit kanë nisur zbatimin e nje plani veprimi, për monitorimin dhe evidentimin e të gjjtha linjave të transportit publik qytetas, në raport me detyrimet, por edhe shkeljet e tjera që pengojnë dhe vonojnë subjektet e transportit përgjatë itinerarit të tyre.Në funksion të këtij plani veprimi, janë dokumentuar dhe ndëshkuar 36 mjete të transportit publik qytetas, për mospozicionim në hapësirat e stacionit të rezervuar për ta, si dhe 87 automjete të tjera, të cilat janë evidentuar të pushuar në stacionet e autobuzave duke u bërë pengesë dhe njëkohësisht rrezik për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Gepostet von Policia e Shtetit am Samstag, 12. Oktober 2019



Skip to toolbar