Meta: Nëse kapnin Kushtetuesen, shqiptarëve u mbetej të merrnin armët

POLITIKË


Kreu i shtetit, Ilir Meta, në konferencën që deklaroi se do të kallëzonte penalist kreun e KED, Ardian Dvorani, ka bërë edhe një deklaratë “të çmendur”, sipas tij të cilit, nëse do të lejonte kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga pushteti, në këtë mënyrë atij i mbetej vetëm t’i thoshte popullit se shteti i së drejtës ka rënë dhe popullit i ngelnin vetëm tre rrugë, ku sipas tij më e pranueshmja do të ishte marrja e armëve për ndryshim.

“Gjithë gjërat e tjera i kanë kapur, ça ka mbetur këtu. Në qoftë se Presidenti do tolerojë veprime të tilla mafioze, të cilat krijojnë gjykatë kushtetuese me vendime fshehurazi andej këtej, padyshim që Presidenti është i detyruar t’i thotë popullit shqiptar që këtu ka përfunduar çdo gjë, lidhur me shtetin së drejtës, çdo mundësi demokratike për ndryshmi në mënyrë demokratike dhe këtu kanë mbetur tre rrugë, nëse Presidenti do pranonte këtë gjë. Ose njerëzit për ndryshim të marrin armët për ndryshim, që është e dënueshme, e papranueshme, ose të bëhen skllevër të një regjimi njëpartiak, që e kanë provuar 40 vjet, ose të ikin të gjithë nga Shqipëria. Të tria, të papranueshme, por ato dy të fundit, për mua janë tmerrësisht të papranueshme. Është detyra e Presidentit të mbrojë këtë proces kushtetueses”, tha ai, duke lënë si opsionin më të pranueshëm marrjen e armëve për ndryshim.


Ketë deklaratë, ai e bëri në vazhdën e akuzave për kapjen e Gjykatës Kushtetuese, duke ngritur pretendimet për akte mafioze ndaj Dvoranit, pasi sipas tij, me këto akte, ai ka tentuar që Kuvendi të kishte tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Presidenti vetëm një, duke e konsideruar zgjedhjen automatikisht të Vorpsit, si lojë e Dvoranit për mazhorancën.




Skip to toolbar