Bizneset do ta kenë më të lehtë të aplikojnë për të përfituar financim me interesa të butë në kuadër të nismës ‘Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”.
Ministrja e ekonomisë Delina Ibrahimaj tha se që prej javës së ardhshme plikimi do të kryhet në një portal të dedikuar duke ulur proçedurat dhe dokumentacionin që kërkohet.
Programi ofron kredi deri në 2 milionë euro për bizneset e vogla dhe të mesme me interesa të favorshëm 2–3%, deri në 10 vite.
Aplikimet për bizneset që duan të përfitojnë financim nga programi ‘Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” janë të hapura deri në nëntor 2027.
Fondi fillestar është parashikuar 250 milionë euro, por qeveria shqiptare ka paralajmëruar gatishmërinë për ta çuar atë deri në 1 miliard euro.
Bizneseve do t’ju ofrohet ndër të tjera asistencë dhe mbështetje konkrete për t’i kthyer planet e bizneseve në investime.
