Meta ‘presion’ PD-së për vendoret: Të jetë e qartë kur do dalin me kandidat kundër Ramës

Më të fundit


Paria e Lirisë ka depozituar një draft për ndryshimin e një ligjslacioni në Kuvend. Lajmin e ka bërë të ditur Meta i cili tha se kjo gjë është në interes i shqiptarëve për të krijuar një realitet të ri të konsumit.

I pyetur për zgjedhjet vendore të 2023 dhe primareve të Berishës, Meta tha se Partia e Lirisë nuk është në dorë të askujt dhe se pret që sa më shpejt PD të jetë e qartë për daljen e kandidatit kundër Rilindjes. Meta tha se të paktën deri tani, qëllimi i vetëm është të largohet Edi Rama i cili për aktet e tij justifikohet me Vladimir Putin. Meta shtoi se asnjë çmim në rajon nuk është rritur si në Shqipëri, duke veçuar këtu Serbinë, e cila sipas tij po mbrohet nga vllazëria me Ramën për mos vendosjen e sanksioneve ruse.


‘Ne nuk kemi lënë në dorë të askujt, gjithsecili merr fatin e tyre në duart e tyre. E rëndësishme është PD sa më shpejt të jetë e qartë për momentin se kur do dalin kandidatët për rilindjen. Për zgjedhje s’do votohet as për Berishën as për Metën por do votohet për kandidat konkret.

Fitore për opozitën dhe të gjtihë qytetarët shqiptarë, boll me përrallat dhe gënjeshtrat e Edi Ramës. 10 vite akuzonte Berishën ndërkohë që vjedh vetë, tani ka dalë me pretekstin se vjedh Putini. Nuk na e ka fajin Putini ne për inceneratorët, as për drejtësinë, as për rrugët, as për PPP. Për këto e ka fajin vetëm Edi Rama.

Se ça është Putini e di gjtihë bota, diktator, agresor për luftën jo vetëm për këtë, por ne e dimë se çmimet në ukrainë janë më të lira se në Shqipëri, ashtu sikurse karburanti ëhstë më i lartë sesanë Maqedoni, në Kosovë, Mal të Zi madje dhe Serbi që ëhstë kundër sanksione dhe që ky i lutet botës të mos ti bëjnë gjë vëllait të tij” tha Meta.




Skip to toolbar