Meta sulmon “Drejtësinë” dhe kur flet për Bankat

POLITIKË


Presidenti Meta nuk heziton të sulmojë Reformën në Drejtësi duke u shprehur se për shkak të mosfunksionimit të saj dhe gjyqësorit ka sjell dobësimin e ekonomisë. Duke folur në konferencë vjetore të Bankës së Shqipërisë, Meta shprehet i shqetësuar për efektshmërinë e bankave në lidhje me ekonomië duke ulur numrin e kredive gjatë 10-vjeçarit të fundit. Meta tha se kjo lidhet me dështimin e sundimit të ligjit në vendin dhe se përmirësimi saj do të sillte edhe një përmirësim në ekonomi.

“ Mbetet shqetësim se bankat në Shqipëri kanë efektivitet shumë të ulët në ekonomi. Ato japin kredi në përqindje shumë të ulët nga depozitat që disponojnë. Duke iu referuar vlerësimit të tyre nga BQE, vërehet se gjatë 10 viteve të fundit Shqipëria ka raportin më të ulët të kredisë ndaj depozitave dhe raportin më të ulët të arkëtuar të sistemit bankar ndaj PPB.

Sipas BQE një nga arsyet pse bankat kanë frenuar kreditimin në Shqipëri lidhet me dobësitë e sundimit të ligjit. Për këtë arsye një kthim dhe forcim në shinat e ligjshmërisë dhe funksionim të shtetit të së drejtës për funksionimin e plotë të gjyqësorit si dhe lufta ndaj korrupsionit do të sillte ndikim të mirë jo vetëm ndaj vendit, por edhe në efikasitetin e drejtpërdrejtë bankar mbi ekonominë shqiptare.” tha Meta

Sulmet ndaj Reformës në Drejtësi janë të shpeshta nga presidenti Meta, që sipas tij nuk po gjen zbatim dhe e konsideron atë kapur nga kryeministri Rama duke e quajtur dhe “Ramaformë”. Reforma në drejtësi është një ndër më të vlerësuar nga ndërkombëtarët që ka nisur me procesin e vettingut për pastrimin  drejtësisë dhe shumë shpejt pritet ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë për të hetuar krimin dhe korrupsionin në nivele të larta qeverisëse. Ngërçi në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese ka ardhur pikërisht nga reformimi dhe spastrimi i drejtësisë nga prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar dhe të kapur nga politika.



Skip to toolbar