“Meta unitet i popullit?”, debat i ashpër mes analistëve në “Real Story”

AKTUALITET


Analisti Arian Vasjari ëshë shprehur në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, se Ilir Meta nuk përfaqëson më unitetin kombëtar. “Neni 86, thotë: Presidenti i Republikës është kryetar i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit. Sot, a është Zoti Meta uniteti i popullit. Nuk përfaqëson unitetin e  popullit. Koncepti unitet i popullit është një koncept që bazohet te perceptimi që shoqëria ka te Presidenti i Republikës. Rama përfaqëson gjysmën e popullit shqiptar. Presidenti i Republikës sot nuk është neutral. Kemi një krizë dhe duhet ta zgjidhim, ky është problemi”, tha Vasjari.

Sipas tij, Presidenti duhet të ishte faktor për të zgjidhur krizën, por ai u bë pjesë e krizës. Në deklaratat e Ilir Metës, sipas Arian Vasjarit, narrativa nuk është ajo e një presidenti republike, por e një pale politike. “Presidenti duhet të ishte faktor për të zgjidhur krizën, por ai është pjesë e krizës. Ne nuk po debatojmë sot se Ilir Meta nuk ka pasur një shumicë për tu bërë president. Nuk kemi narrativën e një presidenti republike. Kemi narrativën e një pale politike. Së pari presidenti është aty si investim politik”, tha Vasjari.  

Megjithatë, analisti Arion Sulo, ka kundërshtuar duke u shprehur se përplasja mes Presidentit dhe Kryeministrit ndodh edhe në vende të zhvilluara. “Ka përplasje kryeministri – presidenti ka gjithandej. S’ëshët gjë e mirë të jesh mbi palët dhe të përfaqësosh interesat e popullit. Tjetër është edhe Venecia, e kthen në simbol të unitetit të popullit sikundër e rrëzon”, tha Sulo./Realstory.al/



Skip to toolbar