Zaloshnja: Krizat i kanë zgjidhur amerikanët. Moisiu i vetmi që uli palët për dialog

AKTUALITET


Analisti Eduard Zaloshnja, në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla në News 24, deklaroi se Alfred Moisiu ka qenë i vetmi president që ka ulur palët për zgjidhjen e krizës në vend. Sipas tij, Moisiu e bëri këtë gjë, pasi ishte i vetmi president që u votua në parlament me konsensusin më të madh nga partitë politike.  “Moisiu është i vetmi president shqiptar që është zgjedhur me shumicë dërrmuese në parlament. Ai është i vetmi që ka mbledhur palët të ulen dhe të bien dakord për shtyrjen e zgjedhjeve. Gjithë krizat e tjera janë zgjidhur me një amerikan, me Palmer, etj etj”, tha Zaloshnja.

Sipas tij, Meta ka vënë një bast për opinionin e Komisionit të Venecias se  “nëse ata thonë që ka shkelur Kushtetutën, do të jap dorëheqjen”. Zaloshnja shprehet se probabiliteti që Venecia të thotë se “Meta ka shkelur Kushtetutën është zero”.  “Meta vuri bast dhe tha; Nëse unë kam shkelur kushtetutën, do jap dorëheqjen. Kjo bazohet në një probabilitet. Të gjithë opinionet e Komisionit të Venecias, kanë qenë diku midis ‘Po’ dhe ‘Jo’. Si president, Meta mund të thotë nesër që ky argument është pro meje ky kundër meje. Propabilitetit është zero, që Venecia të thotë që Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën”, është shprehur Zaloshnja. /Realstory.al/





Skip to toolbar