Meta, zyrtarisht i pandehur/ SPAK e vë nën akuzë, mbyllen hetimet për “CEZ-DIA” dhe lobimin e LSI

AKTUALITET


Ilir Meta merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Prokuroria  e Posaçme i komunikoi akuzat që rëndojnë ndaj tij, pasi SPAK mbylli hetimet për dosjet CEZ -DIA dhe lobimin e LSI.

Ish presidenti i burgosur nga tetori i kaluar është hetuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash.

Vetë ish Presidenti Ilir Meta, ishte këtë të hënë në seancën gjyqësore në GJKKO, e cila zgjati për rreth 3 orë.

Gazetari Ervin Leka, tha për ABC Neës se Meta ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave të prokurorisë së posacme, ndërsa avokati i tij tha se në dosje nuk kishte asnjë fakt të ri lidhur me akuzat e ngritura

Javën e kalur SPAK u komunikoi akuzat ish bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe nënës së saj Fatime Kryemadhi, të cilat janë hetuar në gjendje të lirë.



Skip to toolbar