Milan-Inter, bëhet “Derbi kundër racizmit”

SPORT


Skaudra e Milanit në Itali do të fillojë një fushatë kundër racizmit në futboll. Një ditë para “Derby della Madonnina”, kundër Interit, skuadra kuqezi e Milanos, ka vendosur të përshpejtojë fushatën kundër racizmit në futboll, pas disa ngjarjeve të pahijshme që kanë ndodhur kohët e fundit në stadiumet italiane.

Kështu, sfida e të shtunës, derbi i Milanos, do të quhet “Derbi Kundër Racizmit”, pasi kuqezinjtë synojnë të shfaqin solidaritetin kundër sjelljeve negative të tifozëve ndaj lojtarëve dhe jo vetëm. Ky vendim, vjen në vazhdën e përfshirjes në sulme raciste të dy lojtarëve, mesfushorit të

Milanit Farnck Kessie dhe sulmuesit të enterit Romelu Lukaku, të dy futbollistë me ngjyrë. Një ekspert i futbollit në Itali, për shkak të koreve raciste ndaj Lukakut, u pezullua nga programi televiziv Top Calcio 24.

Ndërkohë, CEO i Milanit Ivan Gazidis u shpreh se  “Futbollit italian duhet të zgjohet dhe të mbajë qëndrime të forta kundër sjelljeve raciste”, tha ai. “Milan do të mbajë qëndrim në drejtim të kësaj çështje, duke promovuar vlerat njerëzore që janë më të rëndësishme për të gjithë ne. Futbolli ofron një shembull të fuqishëm të forcës së unitetit dhe punës në grup”, ka thënë numri një i Milanit.

Ndërkohë, derbi Inter-Milan do të luhet të shtunën në mbrëmje në mitikun “San Siro”, aty ku të dyja skuadrat do të përpiqen të dalin me rezultat pozitiv. Interi e ka nisur më mirë sezonin, pasi ka marrë tre fitore deri tani, ndërsa Milani ka fituar vetëm dy ndeshje. Të dyja ekipet  janë përballur plotë 294 herë midis tyre, ku 223 takime kanë qenë ndeshje zyrtare, ndërsa 71 ndeshje jo zyrtare.



Skip to toolbar