Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias nesër do të vizitojë zyrtarisht Tiranën për marrëveshjen e detit.
Mediat greke shkruajnë se pikërisht kjo do të jetë temë diskutimi dhe qëllimi i vizitë të Dendias për marrëveshjen e 2009 që nuk u finalizua pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.
Dendias mbërrin në orën 11:00 në Rinas dhe takon Gent Cakajn. Më pas Ramën me të cilin do kenë dhe një konferencë për shtyp teksa në axhendë ka dhe një takim me Metën.
”Në zemër të diskutimeve, siç pritet, do të jetë çështja e zgjidhjes së kufijve detarë. Çështja është pezull që nga viti 2009 kur të dy vendet nënshkruan marrëveshjen, e cila më vonë u anulua nga gjykata kushtetuese shqiptare.
N. Dendias vizitoi Kosovën javën e kaluar dhe, ndër të tjera, u përpoq të hetojë me udhëheqjen e kosovarëve shqiptarë nëse çështja EEZ mund të vazhdojë normalisht me Shqipërinë , pa ndërhyrjen e Turqisë.
Me përfundimin e marrëveshjes së EEZ me Shqipërinë, “fronti perëndimor” i EEZ greke mbyllet. Hapet rruga për zgjerimin e ujërave territoriale Greke në 12 milje në Jon në mënyrën që Athina dëshiron.”- shkruajnë mediat greke.