Ministri i Jashtëm polak shkakton polemika: Ushtarët e NATO-s tashmë të pranishëm në Ukrainë

BOTA


Ministri i Jashtëm polak ka shkaktuar polemika duke thënë se ‘personali ushtarak i NATO-s është tashmë i pranishëm në Ukrainë”.

Radoslaw Sikorski nga një konferencë tha se “Unë do të doja të falënderoja ambasadorët e atyre vendeve që e kanë marrë atë rrezik. Këto vende e dinë se cilët janë, por nuk mund t’i zbuloj. Ndryshe nga politikanët e tjerë, unë nuk do t’i listoj ato vende”.


Kjo deklaratë vjen pasi zyrtarët ushtarakë gjermanë u dëgjuan duke sugjeruar se personeli i shërbimit të Mbretërisë së Bashkuar ishte në terren në Ukrainë në një telefonatë të zbuluar.

Britania më parë tha se kishte dërguar njësi të vogla në vend për të ndihmuar me trajnimin mjekësor, por nuk parashikonte dislokime në shkallë të gjerë.

Ndërsa Rusia ka paralajmëruar për pashmangshmërinë e një konflikti të drejtpërdrejtë midis saj dhe NATO-s nëse trupat e huaja do të dërgoheshin në Ukrainë. /abcnews.al




Skip to toolbar