Ministria e Shëndetësisë jep të dhënat e fundit për koronavirusin: Shqipëria e paprekur

AKTUALITET


Ministria e Shëndetësisë njofton këtë të diel se Shqipëria vijon të mos preket nga koronavirusi. Patem 1485 thirrje nga urgjenca, thane zyrtaret e saj dhe kemi monitoruar plot 13.762 udhetare.

Po ashtu, në një deklaratë publike, drejtuesja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike, pjesë e Task-Forcës së Ministrisë së Shëndetësisë, Eugena Tomini, tha se gjatë ditës së djeshme janë testuar tre raste të dyshuara, të cilët kanë rezultuar negativë.


“Gjatë diës së djeshme janë testuar tre raste, të cilët kanë rezultuar negativë. Nga seruvejanca e shtuar në pikat kufitare, po monitorohen të gjithë udhëtarët. Ministria rekomandon për udhëtarët, që vijnë nga rajonet e prekura, të vetëkarantinohen për 14 ditë”, tha ndër të tjera Tomini.




Skip to toolbar