Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Të paktën 250 palestinezë janë vrarë në 24 orët e fundit

AKTUALITET


Ministria e Shëndetësisë e Gazës raporton se 20,674 palestinezë kanë humbur jetën si rezultat i sulmeve ajrore dhe tokësore izraelite që nga 7 tetori.

Ministria tha gjithashtu se 250 palestinezë u vranë dhe 500 u plagosën vetëm në 24 orët e fundit, shkruan Al Jazeera. Numri në total i të plagosurve ka shkuar në 54,536.

Ndërkaq, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi këtë të hënë se lufta në Gaza nuk do të përfundojë së shpejti. Netanyahu hodhi poshtë ato që ai i quajti spekulime të rreme mediatike se qeveria e tij mund të shpallë një armëpushim në Rripin e Gazës.

“Nuk do të ndalemi. Ne do të vazhdojmë të luftojmë dhe do të intensifikojmë betejën në ditët në vijim. Lufta nuk do të përfundojë së shpejti”, theksoi ai./abcnews.al



Skip to toolbar