Për analistin Skënder Minxhozi, qeveria shqiptare duhet të kishte bërë të paktën një “mea culpa” pas kthimi të saj nga Brukseli me mos hapjen e negociatave. Gjatë debatit në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla në News 24, Minxhozi tha se ka një listë shkaqesh që lidhen me mos hapjen e negociatave që lidhen me çështje të brendshme të të vendeve por edhe për shkaqe që janë përtej tyre dhe lidhen me çështjet e brendshme të BE. Për Minxhozin imazhi që dha vendi gjatë verës me dhunën në protesta ka lënë gjurmë në BE.
“Nuk e kemi kulturën e pranimit të gabimit. Do thoja se ka një listë shkaqesh që janë të Europës në rrëzimin e dy vendeve por ka dhe një listë shqiptaro-maqedonase, që komunikojnë me listën e parë. Pala shqiptare duhet të kishte bërë një ‘mea cupla’ formale siç bëri Zaev, për shkak të mos hapjes të negociatave. Një shtet dhe një qeveri që se merr hapjen e negociatave duhet të thotë para popullit; ‘Më falni. Imazhi që vendi bëri gjatë verës ka lënë gjurmë në mendjen tonë por edhe BE.” tha Minxhozi
Për Minxhozin vendi ndodhet në një krizë të thellë politike, që lidhet me mungesën totale të dialogut dhe garës politike të momentit.
“Dialogu dhe gara janë baza e demokracie, në të kundërt jemi në epokën e hiçit. Kemi dy shembuj një Kosovë që ka bere 3 pale zgjedhje ne kaq pa vite shtet i pavarur dhe nuk i ka problem e tabu zgjedhjet e parakohshme dhe Maqedoninë e Veriut ku liderët e partive politike ulen me presidentin dhe diskutojnë si njerëz. Asnjëra nga te dyja nuk ndodh ne Shqipëri. Të dy palët kanë faje.” tha Minxhozi.