Minxhozi në “Real Story”: Koalicionet parazgjedhore si parimi i vagonëve. Ja dy propozimet

Më të fundit


Analisti Skënder Minxhozi deklaroi se koalicionet parazgjedhore deri më tani kanë prodhuar situata qesharake.

Teksa është bërë pjesë e emisionin ‘Real Story’ në “News24’ Minxhozi tregoi edhe bisedën me një njohës të zgjedhjeve në vend si dhe dy propozimet e këtij të fundit.


“Ai koalicion na ka prodhuar situata të tilla qesharake ku merreshin 2 mijë vota të PDIU apo të Partisë Agrare, dhe prodhohej një mandat i PD. Ose nga PS, e cila ishte me homogjene. Si parimi i vagonëve; mbledh gjethet e thata në vagonët e fundit dhe bën zjarr. Kthehet në mandat, hidhet për një parti që është PDIU dhe e merr PD. Për hapjen e listave, sot kam diskutuar me një njohës të vjetër të zgjedhjeve. Dua të sjell dy propozimet e tij;

Ai kishte këtë ide ku të ishte një listë e shkurtër, ku kryetarit dhe nënkryetarit t’i jepej e drejta që 4 -5 figura janë të zgjedhur dhe nuk mund të lëvizin. Pasi valenca partiake duhet të japë një avantazh. Ose propozimi i dytë; Ata që janë funksionar partie, si Asambleja, të cilëve mund t’i jepet virtualisht një numër votash dhe të tjerët duhet të kapin shifrën dhe bonusin e tyre. Por jo të jenë krejt të pabarabartë.”, tha Minxhozi.




Skip to toolbar