Mister zhdukja e turkut në Shëngjin, prokuroria i kthen jahtin pronarit

AKTUALITET


Hetimet që kanë zgjatur prej disa muajsh nuk kanë gjetur asnjë gjurme të kapitenit turk Sezgin Yavuz i cili u zhduk në brigjet e Shëngjinit në fund të verës së vitit 2019. Ndërkohë prokuroria shqiptare ka vendosur t’i kthejë jahtin pronarit, pas disa kërkesave të bëra nga biznesmeni turk. Jahti me emrin “Atik Bey” u gjet i braktisur në fillim të shtatorit në ujërat ndërkombëtare në detin Adriatik, 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit, ndërsa gjatë kontrollit policor u gjetën dokumentet e kapitenit 31-vjeçar Sezgin Yavuz.

Ky i fundit është zhdukur dhe nuk është gjetur asnjë gjurmë e tij, ndërsa prokuroria shqiptare ka dërguar disa letër porosi në disa shtete për çështjen e zhdukjes së 31-vjeçarit. Një javë para se të zhdukej, Yavuz çoi në Shqipëri pronarin e jahtit, Nedim Akyüz, ndërsa më pas u nis për në Greqi.

Jahti u gjet në gjendje aktive nga ana e peshkatarëve, ndërsa më pas filloi hetimi pas mungesës së kapitenit.



Skip to toolbar