Mocioni i Holandës për negociatat, Koçijançiç: KE e ka shprehur qëndrimin

Më të fundit


“Rekomandimi i KE tregon se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë treguar vendosmërinë për të avancuar në rrugën e integrimit dhe se ato kanë arritur rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme.”  Kjo ka qenë përgjigja e zëdhënëses së Shefes për Politikën e Jashtme , Maja Koçijançiç, kur u pyet nga ABC News për argumentin e parlamentit holandez “se nuk ka rezultate të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri.”

Koçijançiç tha se KE është pro zgjerimit  gjeostrategjikë të Bashkimit Europian për stabilitetin, paqen, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe se progres-raporti shpreh qëndrimin objektiv të KE lidhur me ecurinë e reformave për integrimin. “Tani i takon Këshillit të Ministrave që të konsiderojë këtë rekomandim dhe të vendosë për hapat që vijnë. Ju rikujtoj edhe deklaratën e Presidentit të Komisionit Europian kur u takua me kryeministrin shqiptar, e cila tregon qartë qëndrimin e tij dhe të Komisionit”. –thaKoçijançiç

Ndërsa skepticizmit të Holandës, Francës por edhe Gjermanisë, ku ka deputetë të Bundestagut që thonë se rezultatet e paraqitura nga Shqipëria nuk janë bindëse, Koçijançiç shtoi se:”Raportet janë përgatitur në një hark kohor disa muajsh dhe janë rezultati i një pune tërësore me analiza të detajuara. Nëse i lexoni, do ta shihni vetë; Askush nuk po thotë se të gjitha kriteret dhe të gjitha kushtet janë përmbushur. Ky është një proces. Por nëse i referohemi punës që duhej bërë për këtë stad, kjo është bërë. Kjo nuk do të thotë se puna mbaron aty. I takon këshillit të Bashkimit Europian të vendosë dhe nuk do të komentoj qëndrime, spekulime apo debate në gjirin e shteteve anëtare.”



Skip to toolbar