Moisiu: Berisha më bëri presion mafioz përmes Gazmend Dibrës

Më të fundit


Për ish-presidentin, Alfred Moisiu, akuzat e DASH ndaj Sali Berishës nuk janë të reja.

Ne nje interviste në Vizion Plus, Moisiu ndau dhe një situatë nga e shkuara kur ai ishte kryetar shteti, me të cilën tregoi se si Berisha i bëri presion përmes drejtuesit të Aviacionit Civil, Gazmend Dibrës për shkarkimin e prokurorit.


“Ndodhi që, shkon drejtori i Aviacionit Civil, Gazmend Dibra u bënte presion nipave të mi që kishin kompani ajrore ‘thojini dajës të firmosë shkarkimin e Prokurorit, edhe çdo gjë zgjidhet mirë.’

Ky ishte një lloj atakimi i tipit mafioz. Si ka mundësi që kryeministri t’i bëjë atakim presidentit, kryetarit të shtetit. Këto gjëra, unë i kam goditur shumë. Çfarë janë këto? Këto janë minimi i demokracisë.

Pra, një nga akuzat që i bëhet atij nga DASH është pikërisht kjo. Domethënë kjo nuk është e re, nuk është e padëgjuar.”




Skip to toolbar