Burg për “juristen” e Gjykatës së Lartë

AKTUALITET


Gjykata e Tiranës vendosi masën “arrest me burg” për 33-vjeçaren Amarilda Leka, e cila përmes mashtrimit arriti t’i merrte 50 mijë euro një të burgosuri, me pretendimin se do ta lironte. 33-vjeçarja hiqej si juriste e Gjykatës së Lartë, ndërsa i premtoi të burgosurit se do të ndikonte në lirimin  e tij.

Ajo ka mashtruar shtetasin B. Z, me banim në Tepelenë, duke i marrë 50 000 euro, me pretendimin se ishte juriste pranë Gjykatës së Lartë Tiranë dhe me njohjet që ajo kishte do të ndikonte pranë trupës gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë dhe në Gjykatën e Lartë për të nxjerrë nga burgu shtetasin A. M. Ky i fundit rezulton i dënuar me 30 vjet burg, për një vrasje  kë kryer në rrethana rënduese në Memaliaj, në vitin 2015.

Amarilda Leka nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ajo në të kaluarën ka arritur të përfitojë me skema mashtrim rreth 24.500 euro familjarëve të një personi në paraburgim, për të ndërhyrë te gjyqtari i çështjes, me qëllim zbutjen e dënimit të të akuzuarit. Këto para sipas prokurorisë, ajo i shpenzonte për jetë luksi. Në këtë rast, Leka prezantohej si nusja e djalit të ish-ministrit të Mbrojtjes.



Skip to toolbar