Mori dozën e parë të vaksinës, Pëllumb Pipero rezulton pozitiv me Covid-19

CORONAVIRUS


Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, është infektuar me koronavirus. Mjeku ka rezultuar pozitiv 14 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.

Pipero tha se është në gjendje të mirë, pasi i janë shfaqur vetëm simptoma të lehta, si dhembje koke.


Infektimi i Piperos është rasti i parë në vendin tonë që një person infektohet me koronavirus pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës.

Deri tani, në Shqipëri janë vaksinuar rreth 500 persona, të gjithë mjekë dhe infermierë, si dhe kryeministri Edi Rama.




Skip to toolbar