Mosmarrëveshjet me Trump, dorëhiqet sekretarja e Sigurisë

Më të fundit


Duket se mosmarrëveshjet për çështjen e emigrantëve meksikanë ka bërë që të largohet nga qeveria amerikane sekretarja për Sigurinë Kombëtare, Kirsten Nielsen. Lajmi e ka dhënë vetë presidenti Donald Trump përmes një njoftimi në Twitter, ku madje ka njoftuar edhe zëvendësin e saj.

“Kirstjen Nielsen lë pozicionin e saj dhe unë do të doja ta falënderoj për shërbimin”, shkruan ai. “Jam i bindur se Kevin McAleenan do të bëjë një punë të shkëlqyer,” shtoi Trump.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Presidenti Trump ka shprehur zhgënjimin me situatën përgjatë kufirit të Shteteve të Bashkuara me Meksikën.

Burimet në Shtëpinë e Bardhë thonë se presidenti Trump e qortonte shpesh zonjën Nielsen se nuk po tregohej mjaft e rreptë në frenimin e numrit të emigrantëve.

“Meksika duhet të arrestojë të gjithë emigrantët e paligjshëm dhe të mos lejojë që ata të bëjnë një marshim të gjatë në Shtetet e Bashkuara, ose nuk do të kemi zgjidhje tjetër përveçse të mbyllim kufijtë”, shkruan Trump.



Skip to toolbar