Moti i keq lë pa energji Fushë Krujën, dëmtohet linja 110 kv

AKTUALITET


Moti i keq vijon të krijojë probleme në vend. Për shkak të erës së fortë, e gjithë zona e Fushë Krujës është pa energji elektrike.

Në një njoftim të OSHEE, mësohet se një defekt i shkaktuar në rrejtin 110kv ka lënë pa energji gjithë Fushë Krujën.


“Aktualisht zona e Fushë Krujës është pa energji elektrike si pasojë e një defekti në rrjetin 110kv. Brigadat e OST janë në terren duke punuar”, thotë OSHEE.

Për shkak të erës së fortë dëme në rrjetin e energjisë u shkaktuan edhe në Tiranë. Disa pemë të rrëzuara kanë shkaktuar dëmtimin e telave përcjellës.




Skip to toolbar