Moti i keq në vend/ Peleshi: Situata nën monitorim të vazhdueshëm, kufizoni lëvizjet e panevojshme

AKTUALITET


Postimi i ministrit Peleshi:

Situata e krijuar nga moti i keq në të gjithë vendin është në monitorim të vazhdueshëm të të gjitha strukturave shtetërore. Grupet e punës në terren vijojnë ndërhyrjet deri në zonat më të thella për të qenë pranë çdo banori, veçanërisht në qarqet Shkodër, Dibër, Kukës, Elbasan, Korçë, ku reshjet e borës dhe shiut kanë krijuar problematika.

Në aksin Elbasan-Qafë Thanë është ndaluar qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, për shkak të reshjeve të borës. Përsërisim thirrjen për të gjithë qytetarët të kufizojnë lëvizjet e panevojshme në këtë situatë dhe të kërkojnë ndihmën e strukturave vendore në rast nevoje!



Skip to toolbar