Mourinho kërkon një shqiptar për mesfushën

Më të fundit


Jose Mourinho ka nisur të bëjë planet për sezonin e ardhshëm të Romës. Sipas mediave italiane, portugezi kërkon të sjellë në klubin verdhekuq Granit Xhakën, mesfushorin me origjinë shqiptare të Zvicrës.

“Skynews” shkruan se kontaktet mes Romës dhe Arsenalit kanë nisur. Londinezët kërkojnë 25 milionë euro, ndërsa Roma ofron 10-12 milionë euro plus bonuse. Duket se palët janë larg arritjes së një marrëveshjeje, por Xhaka është kërkesa e parë që Mourinho ka bërë. Ndërkohë raportohet se klubi italian ka nisur edhe kontaktet me lojtarin, çka tregon se është i prirur të gjejë gjuhën e përbashkët me Arsenalin.


Kohë më parë, Mourinho e ka cilësuar Xhakën is njeriun më të rëndësishëm të mesfushës së Arsenalit dhe një lider të vërtetë.

Me klubin anglez, Xhaka ka fituar dy herë Kupën e Anglisë, ndërsa sezonin e sapombyllur ka luajtur 31 ndeshje në kampionat dhe 10 në Europa League.




Skip to toolbar