Napoli fiton me “poker”, Roma e ndjek

SPORT


Napoli ka fituar 4-1 takimin e javës së katërt të Serie A në Itali, duke mundur Leccen në transfertë. Llorente hapi serinë e golave për skuadrën mike, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 28-të. Më pas ishte Insigne që realizoi golin e dytë për Napolin në minutën e 40. Me rinisjen e pjesës së dytë, Napoli trefishion avantazhin, ku këtë herë ishte Ruiz që gjeti rrjetën në të 52`.

Megjithatë, Lecce jep shenja jete në të 61` kur ngushton rezultatin me Mancosu, por në të 82`, Llorente do të katërfishonte për Napolin duke vulosur shifrat në 4-1. Me fitoren e të dielës, Napoli shkon në kuotën e nëntë pikëve, duke mbajtur vendin e tretë në renditjen e Serie A, pas Juventusit me 10 pikë dhe Interit me 12.

Edhe Roma ka fituar takimin e javës së katërt në kampionat, duke mundur në transfertë Bolognan me rezultatin 2-1. Kolarov zhbllokoi shifrat në të 49` të pjesës së dytë, ndërsa Snsone barazoi për Bolognan pesë minuta më pas.

Por në minutën e katërt shtesë, Dzeko gjeti përsëri rrjetën për Romën, duke i dhënë tre pikë të arta kryeqytetasve që ngjiten në vendin e katërët me 8 pikë. Në takimet e tjera, Sassuolo mundi 3-0 Spal ndërsa Sampdoria fiotoi 1-0 ndaj Torinos.



Skip to toolbar