NASA: Objekti që depërtoi në çatinë e një shtëpie në Florida ra nga hapësira

BOTA


Objekti që ra nga qielli dhe dëpërtoi shtëpinë e një banori në shtetin amerikan të Floridës mbërriti nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), konfirmoi agjencia hapësinore amerikane NASA.

Më 8 mars, një banor i një qyteti në Florida gjeti një objekt gri gjysmë cilindrik, për të cilin dëmtoi se “theu çatinë” e shtëpisë së tij dykatëshe. Më pas ai informoi NASA-n, e cila erdhi për të mbledhur objektin.


NASA ka konfirmuar se objekti është pjesë e baterive të vjetra dhe mbetjeve nga ISS, të lëshuara në vitin 2021.

Objekti, me peshë rreth 700 gram, është bërë nga një lidhje metalike e quajtur ‘inconel’. Kjo lidhje bazohet në nikel dhe krom dhe përdoret shpesh në mjedise ekstreme ku komponentët janë të ekspozuar ndaj temperaturës, presionit ose ngarkesave mekanike të larta.

NASA tha se ishte duke hetuar pse mbeturinat nuk u shkatërruan plotësisht në atmosferë dhe nëse ajo duhet të ndryshojë praktikën e saj.

Incidente të të njëjtit lloj kanë ndodhur tashmë në të kaluarën.

Në vitin 2022, autoritetet australiane njoftuan se mbeturinat e karbonizuara të hapësirës që ranë në strehën e deleve erdhën nga një pajisje SpaceX./abcnews.al




Skip to toolbar