“NATO, më e fortë se kurrë”, Biden mban fjalimin para Aleancës: Ndihma të tjera për Ukrainën

BOTA


Presidenti i SHBA Joe Biden mirëpriti liderët e NATO-s në Uashington me një fjalim të fuqishëm që dukej se synonte të siguronte aleatët se ai mund të përballojë një sfidë zgjedhore me Donald Trump.

Në komente të shkurtra, por të shprehura me forcë në hapjen e samitit, presidenti e shpalli aleancën ushtarake “më të fuqishme se kurrë” pasi u përball me një “moment kyç” me luftën midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Sot, NATO-ja është më e fuqishme se kurrë, me 32 shtete të forta. Është gjë e mirë që jemi më të fortë se kurrë, sepse ky moment historik ka nevojë për fuqinë tonë të përbashkët”, tha ai.

Duke paralajmëruar se “autokratët” kishin përmbysur rendin global”, Biden njoftoi më shumë ndihmë ushtarake për Kievin.

Në takimin e NATO-s në Uashington marrin pjesë udhëheqësit e 32 vendeve anëtare të aleancës dhe partnere të Paqësorit, Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut, si dhe Ukraina.



Skip to toolbar