Nderohen dëshmorët e lirisë/ Rama dhe Begaj, homazhe në varrezat e dëshmorëve

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Bajram Begaj kanë kryer homazhe pranë memorialit “Nënë Shqipëri”, me rastin e 5 majit, Ditës së Dëshmorëve.

Rama dhe Begaj vendosën kurorat e tyre me lule varrezat e dëshmorëve për të përkujtuar veprën sublime të të rënëve të atdheut.

Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 maji 1942, dita kur u vra nga fashistët, Qemal Stafa, i ri komunist aktivist i luftës Nacional Çlirimtare. Përpara krijimit të shtetit shqiptar, populli shqiptar i kujtonte dëshmorët e tij dhe mbante gjallë legjendat e tyre, nëpërmes këngës epike, dhe trashëgimisë të historisë të tyre nga brezi në brez.

Pas shpalljes së Pavarësisë më 1912 e deri me 1945, shteti shqiptar nuk krijoi një status ligjor për dëshmorët e Atdheut. Në vitin 1923 ligjërohet vetëm pensioni për familjen e tij, si pjesë e ligjit për pensionet e ushtarakëve.

Me 1992-1993, me ndërrimin e sistemit politik, pësoi ndryshime edhe statusi i Dëshmorit të Atdheut. Me një vendim të qeverisë Meksi, ende i pa publikuar, iu hoqën përfitimet familjeve të dëshmorëve.

Ne vitin 2000, pas shumë përpjekjeve u miratua ligji Nr. 8607 datë 27.04, “Statusi i Dëshmorit të Atdheut”, në të cilin përfshihen dëshmorët e të gjitha periudhave historike, madje edhe të rënët në vitet 1997-1999, në Shqipëri dhe në Luftën Çlirimtare të Kosovës.



Skip to toolbar