Ekipet e kërkim shpëtimit nga Serbia dhe Mali i Zi rreth orës 18:20 ndërprenë kërkimet e tyre në rrënojat e hotel “Mira Mare” në Durrës. Kjo është e vetmja zonë që vijojnë ende kërkimet , pasi dyshohet se nën rrënoja gjendjet ende një trup, ku shpresat se mund të jenë gjallë janë shumë të pakta.
Ekipet kanë punuar gjatë gjithë ditës së sotme, pasi një qen nuhati dhe dha sinjalin se një person ndodhet ende aty. Kërkimet u ndërprenë pasditen e të premtes, pas shumë tentativash për të lokalizuar trupin.
Pavarësisht tentativa të shumta ende nuk është gjetur trupi dhe nuk ka një lokacion të qartë të tij.
Në vendet e tjera të dëmtuar është mbyllur kërkimi, pasi janë gjetur të gjithë personat që rezultonin të humbur. Tërmeti la një bilanc të hidhur nga pas me 49 viktima, mbi 900 të plagosur dhe dëme të mëdha materiale.