Bizneset dhe komunitetet fetare në Elbasan dhurojnë rreth 500 milionë lekë

AKTUALITET


Në qytetin e Elbasanit u zhvillua të premten një aktivitet për mbledhjen e fondeve që do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti. Aktiviteti bëri bashkë komunitetin e biznesit në Elbasan, përfaqësuesit e komuniteteve fetare, shoqërisë civile dhe partive politike.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili u shpreh se grupi socialistëve ka vendosur të dhurojë pagën mujore në ndihmë të familjeve të prekura.


Ndërkohë, komuniteti i biznesit dhe ai fetar në Elbasan dhuroi 35 milionë lekë, 50 mijë dollar dhe 65 mijë euro, të cilat do të shkojnë në fondin që do të përdoret për ndërtimin e banesave për familjet që mbetën pa shtëpi nga tërmeti.

Ndërkohë, deputeti socialist, Vullnet Sinaj, i pranishëm në këtë aktivitet, veç pagës mujore, tha se do të dhurojë edhe 100 mijë euro nga të ardhurat e familjes së tij për të prekurit nga tërmeti.




Skip to toolbar